EKSKLUZIVE/ Tirana arrin akordin me mesfushorin që vlen 800 mijë euro, transferim i bujshëm për Superioren

Panorama Sport | Lajmet e fundit nga sporti

Postuar: Dhjetor 21, 2025 | 23:59

EKSKLUZIVE/ Tirana arrin akordin me mesfushorin që vlen 800 mijë euro, transferim i bujshëm për Superioren

Fredi Alvarez do të veshë fanellën e Tiranës në janar. “Panorama Sport” mëson se bardheblutë kanë bindur mesfushorin, që ishte në dilemë mes tyre dhe Tajlandës.

Screenshot 2025-12-21 132941

Alvarez mbylli bashkëpunimin me Liberian ku kishte edhe dy vite kontratë. Ky transferim konsiderohet i bujshëm, pasi vlera e lojtarit në fjalë në “transfermarkt” është 800 mijë euro.

30-vjeçari është shpallur dy herë lojtari i vitit në Maqedoninë e Veriut. Alvarez spikaste pikërisht te Shkupi dhe është njohje e vjetër e drejtorit sportiv, Omer Bunjaku.

OLSI AVDIAJ-PANORAMASPORT.AL