Postuar: Qershor 22, 2026 | 23:01
LIVE FRANCË-IRAK/ Starton sfida, Mbape & CO ndezin motorët
Ka startuar në orën 23:00, dueli mes Francës dhe Irakut i vlefshëm për Grupin I. “Gjelat” e Dider Deshamp, janë favoritë absolutë në letër. Francezët vijnë në këtë përballje, pas triumfit 3 me 1 ndaj Senegalit, ndërkohë që Iraku u mposht 4 me 1 ndaj Norvegjisë.

Për sa i përket formacioneve zyrtare, trajneri i Francës, vjen me disa ndryshime, teksa ka ulur në stol Teo Hernandezin, Tçuamenin dhe Douene, duke aktivizuar nga minuta e parë Dinjen, Kone dhe Barkola.
LIVE FRANCË-IRAK 0-0
FORMACIONET ZYRTARE:

PANORAMASPORT.AL













