Postuar: Shtator 2, 2025 | 23:10
EKSKLUZIVE/ Teuta njoftoi tifozët dhe opinionin sportiv se dueli ndaj Dinamos do të zhvillohej të premten, por sfida e prapambetur shtyhet sërish
Dueli mes Teutës dhe Dinamos, i planifikuar për t’u luajtur në javën e parë të kampionatit, duke se është shndërruar në një “telenovelë”. Fillimisht u caktu që kjo përballje të shtyhej për ditën e premte në orën 17:00, madje klubi durrsak njoftoi tifozët dhe opinionin sportiv, por duket se planet kanë ndryshuar sërish.

“Panorama Sport” mëson se sfida është shtyrë sërish dhe nuk do të zhvillohet ditën e premte. Ende nuk ka një datë zyrtare, se kur kjo përballje e prapamendur do të luhet. Me shumë gjasa në javën e ardhshme pritet të vendosen pikat mbi “I”, për sa i përket axhendës ekzakte.
PANORAMASPORT.AL













