EKSKLUZIVE/ Teuta “blindon” mbrojtjen, firmos shtatlarti që luante në Slloveni

Panorama Sport | Lajmet e fundit nga sporti

Postuar: Janar 30, 2025 | 16:58

EKSKLUZIVE/ Teuta “blindon” mbrojtjen, firmos shtatlarti që luante në Slloveni

Teuta përforcohet me një qendërmbrojtës, duke e blinduar repartin difensiv. “Panorama Sport” mëson se sot ka arritur marrëveshjen me durrsakët Vasil Zogos, i cili në pjesën e parë të këtij sezoni ka qenë te sllovenët e NS Mura.

zogos

25-vjeçari me origjinë nga Gjirokastra, por i lindur në Athinë, e njeh mirë kampionatin shqiptar, pasi në të kaluarën ka qenë te Bylisi dhe Kukësi. Në sezonin e kaluar shtatlarti ka bërë një paraqitje shumë të mirë me kuksianët dhe është një njohje e vjetër e trajnerit Bledar Devolli, i cili udhëhoqi verilindorët drejt finales së Kupës së Shqipërisë kundër Egnatias.

Zogos “blindon” kështu mbrojtjen e Teutës, bashkë me Simeun, Jazxhiun dhe Markun. Më parë Teuta ka afruar emra si Davide Gjinollari, Mario Beshiraj dhe Xhoele Maçolli.

ZAMIR QYPI – PANORAMASPORT.AL