EKSKLUZIVE/ “Presim lojtarë nga Seria A”, administratori Idrizi: Nuk keni pse shkoni në ekipe të tjera, Flamurtari ka buxhetin më të madh në histori (E PLOTË)

Panorama Sport | Lajmet e fundit nga sporti

Postuar: Korrik 15, 2025 | 0:05

EKSKLUZIVE/ “Presim lojtarë nga Seria A”, administratori Idrizi: Nuk keni pse shkoni në ekipe të tjera, Flamurtari ka buxhetin më të madh në histori (E PLOTË)

Sinan Idrizi e cilëson goditje afrimin në Sh qipëri të Hoze Rodrigez. Administratori vlonjat thotë se ish futbollisti i Realit të Madridit është një super lojtar, i cili do të rrisë nivelin e kampionatit. Për “Panorama Sport”, Idrizi thotë se kartoni i Rodrigez është më i shtrenjti në historinë e Superligës shqiptare.

sinan idrizi

Idrizi zbulon se pritet një sulmues nga Italia. Administratori i vlonjatëve e shikon pozitive vendimin e FSHF-së për lojtarët e huaj. Idrizi iu bën thirrje dhe ftesë lojtarëve të huaj, kudo që janë dhe që kanë cilësi, t’i bashkohen projektit të Flamurtarit, pasi buxheti është pa limit.

“Nuk kemi mbaruar me merkaton, është vetëm fillimi. Surpriza do të vazhdojnë me të tjera afrime. Te Flamurtari do të vijnë lojtarë të Serisë A, që luajnë në kampionatet kryesore jashtë vendit, kryesisht në Europë. Presim një sulmues të huaj nga kampionati italian.

Ne kemi buxhetin më të madh dhe ju themi ejani luani në Vlorë, nuk keni pse shkoni në ekipe të tjera. Gjëja më e mirë që ka bërë FSHF është që ka rritur numrin e lojtarëve të huaj, që luajnë në kampionatin shqiptar. Të vijnë këtu, ne i presim të shkojmë bashkë në Europë. Nuk keni parë gjë akoma. Do të ketë lojtarë të nivelit të lartë. Unë kam thënë që do rris cilësinë e kampionatit shqiptar. Buxhetin e kemi më të madhin në historinë e Kategorisë Superiore”, përfundon Idrizi.

MERKATO- Në Vlorë sapo kanë nisur surprizat dhe se kjo javë do të sjellë të reja të tjera. Priten 3-4 lojtarë cilësorë që do të vijnë nga jashtë Shqipërisë dhe që kanë luajtur në nivele të larta të kampionateve nga vijnë dhe në Kupat e Europës. Idrizi zbulon se pritet një sulmues nga Italia. Administratori i vlonjatëve e shikon pozitive vendimin e FSHF-së për lojtarët e huaj. Idrizi iu bën thirrje dhe ftesë lojtarëve të huaj, kudo që janë dhe që kanë cilësi, t’i bashkohen projektit të Flamurtarit, pasi buxheti është pa limit.

“Nuk kemi mbaruar me merkaton, është vetëm fillimi. Surpriza do të vazhdojnë me të tjera afrime. Te Flamurtari do të vijnë lojtarë të Serisë A, që luajnë në kampionatet kryesore jashtë vendit, kryesisht në Europë. Presim një sulmues të huaj nga kampionati italian. Ne kemi buxhetin më të madh dhe ju themi ejani luani në Vlorë, nuk keni pse shkoni në ekipe të tjera.

Gjëja më e mirë që ka bërë FSHF është që ka rritur numrin e lojtarëve të huaj, që luajnë në kampionatin shqiptar. Të vijnë këtu, ne i presim të shkojmë bashkë në Europë. Nuk keni parë gjë akoma. Do të ketë lojtarë të nivelit të lartë. Unë kam thënë që do rris cilësinë e kampionatit shqiptar. Buxhetin e kemi më të madhin në historinë e Kategorisë Superiore”, përfundon Idrizi.

ERMAL SIKA-PANORAMASPORT.AL