EKSKLUZIVE/ Nuk ka kthim pas te Partizani, mungon vetëm zyrtarizimi për Milinkoviç

Panorama Sport | Lajmet e fundit nga sporti

Postuar: Tetor 5, 2025 | 22:19

EKSKLUZIVE/ Nuk ka kthim pas te Partizani, mungon vetëm zyrtarizimi për Milinkoviç

Partizani do të vazhdojë me trajner të ri pas derbit. “Panorama Sport” mëson nga burime brenda klubit se Mladen Milinkoviç është thuajse i larguar duke përforcuar lajmin e mëparshëm, ndërsa mungon vetëm zyrtarizimi.

Screenshot 2025-10-05 221844

Trajneri 57-vjeçar u rikthye në Shqipëri me kujtimet e Luftëtarit dhe Kukësit. Te Partizani asgjë nuk shkoi siç ishte planifikuar.

Pas gjashtë javësh, Partizani mban vendin e parafundit në renditje. Janë katër humbje radhazi, që kanë ndikuar në prishjen e projektit të nisur në gusht.

Ish-drejtori Abilaliaj dha dorëheqjen fill pas derbit me Tiranën, ndërsa u regjistrua humbje 0 me 3. Zyrtarizimi i radhës duket të jetë çështje kohe për Milinkoviçin.

Lexo edhe: EKSKLUZIVE/ Dorëheqja e Abilaliajt te Partizani, edhe Milinkoviç në “fije të perit”

PANORAMASPORT.AL