Postuar: Qershor 14, 2026 | 17:40
LAJMI I FUNDIT/ Bie pista e Tramezanit, Partizani i befason të gjithë me trajnerin e ri
Pista e Paolo Tramezanit ka rënë te Partizani, edhe pse ky i fundit ishte pranë firmës. Gazetari Fatjon Baze ka zbuluar emrin e trajnerit të ri dhe bëhet fjalë për Florin Bratu. Akordi është arritur me trajnerin rumun.

I lindur në Bukuresht, Bratu është ish-sulmues i përfaqësueses së Rumanisë. Për herë të fundit u zyrtarizua te Metalglobe në elitën e futbollit rumun.
Nga muaji mars regjistroi dhjetë ndeshje. Një eksperiencë që rezultoi e dështuar duke e mbyllur me rënie nga kategoria si vend i fundit në kampionat.
Partizani nuk arriti akordin me Tramezanin dhe për këtë u pa një opsion tjetër. Trajneri italian ndodhet në kontratë me Komon, çfarë ishte edhe pengesa e madhe.
PANORAMASPORT.AL













