EKSKLUZIVE/ Ndarja tragjike nga jeta e vajzës së tij, Fredi Alvarez merr vendimin për Tiranën

Panorama Sport | Lajmet e fundit nga sporti

Postuar: Shkurt 19, 2026 | 23:33

EKSKLUZIVE/ Ndarja tragjike nga jeta e vajzës së tij, Fredi Alvarez merr vendimin për Tiranën

Tirana u trondit më 24 janar të këtij viti, kur vajza e Fredi Alvarez ndërroi jetë. Rreth një muaj pas asaj date të errët për Alvarez, mesfushori është kthyer sot në kryeqytetin e Shqipërisë siç mëson “Panorama Sport”. Vendimi i tij ishte që të respektojë kontratën dhe të kontribuojë për bardheblutë. 

Screenshot 2026-02-19 181159

Vetë Alvarez ndau dje një foto me fjalë prekëse nga makina, duke paralajmëruar largimin nga Kosta Rika ku ndodhej nga fundi i muajit të kaluar.

“Pikëllimi nuk ka orë, disa ditë dhemb sikur të kishte qenë dje, dhe në çdo moment kthehet një kujtim, dhe ai lëmshi në fyt të dhemb shumë”, shkruhej në postimin e mesfushorit referuar vajzës së tij, Irina.

30-vjeçari u afrua te Tirana në fillimin e janarit. Pritshmëritë tek ai janë të mëdha, ndërsa kthehet te Tirana për të ndihmuar në arritjen e objektivave.

Screenshot 2026-02-19 180756

PANORAMASPORT.AL