EKSKLUZIVE/ Murinjo i besoi debutimin, ish-mesfushori i Realit firmos me Flamurtarin! Ka luajtur në Champions dhe ka shënuar gol me madrilenët

Panorama Sport | Lajmet e fundit nga sporti

Postuar: Korrik 11, 2025 | 23:57

EKSKLUZIVE/ Murinjo i besoi debutimin, ish-mesfushori i Realit firmos me Flamurtarin! Ka luajtur në Champions dhe ka shënuar gol me madrilenët

Hoze Rodrigez është lojtari më i ri i Flamurtarit mëson “Panorama Sport”. 30-vjeçari nga Spanja ka luajtur më parë me Real Madrid në Champions, si dhe ka shënuar gol në një ndeshje kupe. Murinjo ishte ai që i dha mundësinë e parë te Reali në vitin 2012.

Screenshot 2025-07-11 195213

Rodrigez luan në mesfushë, ndërsa është pa skuadër prej thuajse një viti. Për herë të fundit luajti me Adana Demirspor.

Mesfushori ka karrierë të pasur në Spanjë, Turqi, Gjermani, Izrael, Holandë dhe Belgjikë. Vlera e tij në tregun e “transfermarkt” është 350 mijë euro.

le-cas-jose-rodriguez-met-en-colere-mourinho_94736

Kjo mund të konsiderohet goditje e Flamurtarit. Në kampin vlonjat është treguar se do të shpenzohen shifra marramendëse, për të rikthyer sukseset.

ERMAL SIKA-PANORAMASPORT.AL