EKSKLUZIVE/ Largimi i radhës nga Partizani, lojtari e mbyll përfundimisht me të kuqtë

Panorama Sport | Lajmet e fundit nga sporti

Postuar: Qershor 21, 2025 | 8:37

EKSKLUZIVE/ Largimi i radhës nga Partizani, lojtari e mbyll përfundimisht me të kuqtë

Henri Zuna nga dje është lojtar i lirë. “Panorama Sport” mëson se mbrojtësi i djathtë e ka mbyllur përfundimisht me të kuqtë dhe tani konsiderohet futbollist i lirë. Zuna luajti i huazuar në edicionin e kaluar me Kastriotin.

partizani

Më pas u kthye te të kuqtë, ku zhvilloi disa seanca stërvitore nën drejtimin e trajnerit Gega. 22-vjeçari nuk u bë pjesë e skuadrës në Ohër ku po zhvillohet faza përgatitore.

Zuna u afrua te Partizani në janarin e vitit 2021, ku numëroi paraqitje me ekipin U-21. Në dy sezone të ndryshme është preferuar huazimi te krutanët. Me ekipin e parë të Partizanit, Zuna numëron tetë ndeshje.

Screenshot 2025-06-21 083615

PANORAMASPORT.AL