Postuar: Shkurt 9, 2026 | 23:58
EKSKLUZIVE/ Kampion në dy vende të ndryshme, Tirana transferon mesfushorin nga Turqia para derbit me Partizanin
Rijad Kobiljar është lojtari më i ri i Tiranës. “Panorama Sport” mëson se mesfushori ka firmosur me bardheblutë.

Kobiljar vjen në kryeqytet pas eksperiencës së mbyllur në Turqi me Sakarjaspor në Ligën e Parë turke. 29-vjeçari boshnjak numëron 17 paraqitje në këtë sezon me Sakarjaspor.
Në karrierën e tij numëron po ashtu dy tituj kampion. Fillimisht në sezonin 2016/17 me Zrinjski Mostar dhe një edicion më vonë te Olimpija Ljubjana në Slloveni.
Lojtari vendoset në dispozicionin e trajnerit Ardijan Nuhiju, ndërsa në prag janë dy ndeshje derbi. Fillimisht me Dinamon në Kupë dhe më pas ndaj Partizanit për kampionat.
OLSI AVDIAJ-PANORAMASPORT.AL













