EKSKLUZIVE/ Ka spikatur më parë, Partizanit i bashkohet një tjetër talent

Panorama Sport | Lajmet e fundit nga sporti

Postuar: Shtator 24, 2025 | 23:00

EKSKLUZIVE/ Ka spikatur më parë, Partizanit i bashkohet një tjetër talent

Makthi për Babukar Jatën ka marrë fund. “Panorama Sport” mëson se pas thuajse pesë muajsh është kthyer në Tiranë. Një nga talentet më të mëdhenj që cilësohen te Partizani, e ka si rifillim me kryeqytetasit.

d982d3fc-2061-4617-982a-6c2e41588323

Shkak për mungesën e mesfushorit gjatë kësaj kohe ishte viza, e cila mori shumë kohë dhe prishi llogaritë për lojtarin. Tashmë gjithçka është lënë pas dhe Jata duhet të tregojë sërish veten.

KARRIERA- Jata u afrua në verën e vitit 2024 te kryeqytetasit dhe thuajse në çdo paraqitje dha sinjale pozitive. Me ekipin U-19, por edhe B u kthye në kryefjalë për ndeshjet ku u aktivizua. Në 27 ndeshje shënoi 7 gola. Nga Jata pritej shpërthimi me ekipin e parë, pikërisht që këtë sezon. Mungesa prej gati pesë muajsh bën që t’i duhet kohë për të fituar formën. Për këtë me shumë gjasa Jata do të japë sërish kontributin e tij tek ekipi B.

Deri tani futbollisti nga Gambia numëron katër ndeshje me ekipin e parë. Janë vetëm 86 minuta në total, që megjithatë kanë mjaftuar për të parë potencial tek ai. Ndaj Dinamos në “Final Four” pati një paraqitje solide për 59 minuta, ndërsa duhet të largohej për shkak të një shqetësimi fizik. Për aq minuta sa luajti, ishte ndër më të spikaturit dhe Partizani po fitonte 2 me 1.

EMANUEL LOCI-PANORAMASPORT.AL