EKSKLUZIVE/ Flamurtari mes polemikave dhe krizës, analiza e ish-gjyqtarit shqiptar: VAR-i ka hile brenda

Panorama Sport | Lajmet e fundit nga sporti

Postuar: Tetor 26, 2025 | 8:21

EKSKLUZIVE/ Flamurtari mes polemikave dhe krizës, analiza e ish-gjyqtarit shqiptar: VAR-i ka hile brenda

Kontestimet, kaosi dhe protestat nga Flamurtari në ndeshjen me Partizanin, kanë ngjallur polemika jo vetëm për gjykimin por edhe për sistemin VAR.

flamurtari

Një nga gjyqtarët e vjetër dhe me eksperiencë, Pajtim Aliko mendon VAR ka hile. Gjatë një interviste ekskluzive për “Panorama Sport”, Aliko analizon rastet, ndërsa mendon se goli Flamurtarit i është anuluar padrejtësisht. Sipas tij përgjegjësinë për rastet e ka gjyqtari dhe jo teknologjia. Duke u ndalur tek Flamurtari, Aliko thotë se skuadra është shumë dobët fizikisht dhe psikologjikisht.

Zoti Aliko në rolin e specialistit, na komentoni pak rastet e dyshuara në ndeshjen Flamurtari-Partizani?

Mendoj se Telushi ishte gjysmë hapi para lojtarit dhe topin e preku i fundit. Nuk të lë hapësira. Ekuilibrin e ka prishur lojtari tjetër. Nuk ishte penallti. Prekjen e fundit e ka bërë Telushi. Arbitri ka pasur pamje shumë të pastër dhe po gabove të ndihmon teknologjia.

Po goli i Maksutit ishte i rregullt?

Rasti i Maksutit, që u pretendua si gol… Aty ka një gjë. Këndi i kamerës është më i gjerë dhe shkon duke u mbyllur. Për mua pozicioni ishte shumë i rregullt. Në stadium unë kam qenë në krah, në atë vend dhe mua më është dukur gol shumë i rregullt. Kishte dyshime për një prekje me dorë të Maksutit, por për mua dora është natyrale. Nuk duhet ta anulonte golin.

Sa duhet të besojmë te VAR?

Edhe VAR ka pak hile. Është momenti që ku e vë pikën gjyqtari që përdor VAR-in. Është punë sekondash ajo. Nëse e vë pikën dy sekonda më vonë dhe del pozicion jashtë loje. Megjithatë ne nuk duhet të themi që humbën ndeshjen për këto gjëra.

Sa personalitet kanë sot gjyqtarët e rinj?

Është një vlerësim që unë dola në kundërshtim me VAR-in këtu. Arbitri si djalë i ri, e njihte mirë lojën dhe kishte përgatitje fizike. Por pavarësisht VAR-it, përgjegjësinë për ndeshjen gjithmonë e ka gjyqtari.

Cili është komenti juaj për situatën aktuale të Flamurtarit?

Ndryshimi i trajnerit duhet që të ndikojë për mirë. Trajneri kur vjen me vonesë e justifikon veten. Unë një javë kohë kam thotë. Por gjendja e ekipit është skandaloze. Deri tani ekipi nuk prodhon lojë. 15 minuta ne e kemi sulmuar Partizanin por edhe atë në mënyrë të çorganizuar. Ekipi nuk bën dy pasime bashkë. 90% e pasave është gabim. Ekipi ka gjendje të dobët nga ana fizike dhe psikologjike. Fajin për mua e kishte trajneri Karlos Garsia.

Pse mendoni kështu?

Po sepse ai e mori ekipin, e stërviti një muaj në Turqi. Pse nuk i dha ngarkesën? Çfarë bënë një muaj në Turqi? Baza e një skuadre është faza përgatitore. Po e bëre të plotë fazën, do kesh rezultate.

Keni një komet për deklaratë e trajnerit të Partizanit se një mik e ndihmoi me informacione?

Kjo më shumë është në kuadrin e thashethemeve. Në përgjithësi formacioni i Flamurtarit dhe lojtarët që luajnë dihen. Pavarësisht se nuk e kanë pasur një formacion stabël, dihen. Ai do të rris vlerat e punës së tij për të thënë që unë e zbulova variantin dhe taktikat që përdor Flamurtari.

Çfarë duhet që të bëjë trajneri i ri, Moriero?

Trajneri duhet që të ketë nxjerrë sa më shumë mësime nga ndeshja me Partizanin. Duhet të shikojë lojtarët që ka në gjendjen fizike, taktike dhe psikologjike më të mirë. Duhet që të aktivizojë ata që luajnë.

Si e vlerësoni largimin e Trashit nga loja pas autogolit?

Trashi nuk duhet ta bënte veprimi që të diskutonte aty me trajnerin Moriero, pavarësisht që ka shumë të drejtë. Por nuk duhet ta bënte në mënyrë publike. Ka vend për të diskutuar.

ERMAL SIKA-PANORAMASPORT.AL