EKSKLUZIVE/ Elbasani si favorit, ish-kapiteni Deliu: Kemi shanse reale për titull
Elbasani po bëhet gati për nisjen e fazës “Final 4”, ku hyn si një nga favoritët për të fi tuar titullin kampion, pasi e mbylli kampionatin në krye të renditjes, me pikë të barabarta me Vllazninë. Për të mbajtur gjallë ëndrrën e titullit, verdheblutë duhet ta nisin me këmbën e mbarë këtë fazë, teksa të dielën do të përballen me kampionët në fuqi të Egnatias.

Në një prononcim për “Panorama Sport”, ish-futbollisti i njohur Luan Deliu shprehet optimist për ecurinë e skuadrës dhe thekson se Elbasani ka zhvilluar gjithmonë paraqitje të mira ndaj Egnatias. “Ndeshjen me Egnatian do ta presim ashtu si të gjitha sfi dat e këtij kampionati. Kundër tyre kemi zhvilluar ndeshje të bukura dhe të forta, si në kampionat ashtu edhe në Kupë, duke pasur parasysh se Egnatia ka qenë një nga ekipet elitare të futbollit shqiptar në tre vitet e fundit. Në Elbasan mbizotëron optimizmi dhe kjo ka një arsye të fortë: skuadra ka arritur objektivin kryesor, sigurimin e ‘Final 4’ dhe pjesëmarrjen në Europë. Tani ekipi do të luajë më i çliruar, pasi ia ka dalë të realizojë synimet që i kishte vendosur vetes”, u shpreh Deliu.
ANA PSIKOLOGJIKE – Sipas ish-kampionit të vitit 1984, fakti që Elbasani vjen pas tri humbjeve radhazi nuk pritet të ndikojë negativisht në aspektin psikologjik. “Të gjitha skuadrat fi naliste vijnë pas rezultateve jo pozitive, jo vetëm Elbasani. Nuk mendoj se kjo do të ketë ndikim të madh, sepse askush nuk ka dominuar ndaj Elbasanit. Përballja me Egnatian është edhe një ndeshje dinjiteti, pasi të dy ekipet e kanë siguruar pjesëmarrjen në Europë. Para 20 vitesh Elbasani fi toi titullin kampion dhe luajti në Europë. Sot kemi siguruar sërish Europën. Po të mendosh se pesë vite më parë nuk kishim fare një ekip konkurrues, ndërsa tani jemi në garë për titullin, ky është një sukses i jashtëzakonshëm. Kam një falënderim të veçantë për drejtuesit, stafi n teknik dhe trajnerin, të cilët kanë gjetur gjuhën e përbashkët dhe po i sjellin sukses klubit”, theksoi ish trajneri i njohur.
GARA PËR TITULLIN – Deliu sheh një rivalitet të fortë mes tre skuadrave kryesore në garën për titull. “Unë shoh një duel të fortë mes Elbasanit, Vllaznisë dhe Egnatias, ndërsa Dinamo duket disi më e shkëputur. Ndeshja e parë është jashtëzakonisht e rëndësishme. Nëse Elbasani arrin një rezultat pozitiv ndaj Egnatias, atëherë gara mund të reduktohet në një duel mes Elbasanit dhe Vllaznisë, me ndeshjen e fundit që mund të shndërrohet në një fi nale të vërtetë, vijoi më tej Deliu.
TIFOZËT, ARMA SHTESË – Një rol vendimtar në këtë fazë, sipas Deliut, do të ketë edhe mbështetja e jashtëzakonshme e tifozërisë verdheblu. “Qyteti i Elbasanit ka një nga tifozeritë më të zjarrta në futbollin shqiptar. Historikisht, skuadra ka ndjerë gjithmonë mbështetjen e tifozëve. Vitet e vështira, kur ekipi nuk ishte konkurrues, e kanë bërë edhe më të madhe etjen për të parë sërish Elbasanin kampion. I falënderoj të gjithë tifozët për praninë dhe entuziazmin e tyre. Edhe nëse ndonjëherë kanë bërë gabime nga emocioni i madh, ata mbeten një mrekulli për qytetin tonë. Shpresoj që ta vazhdojnë këtë mbështetje pa u shuar kurrë”, theksoi Luan Deliu. Me optimizëm, përvojë dhe mbështetjen e zjarrtë të tifozëve, Elbasani hyn në “Final 4” me ambicie të mëdha për të rikthyer në qytet titullin kampion pas dy dekadash.
VLADIMIR MEMA-PANORAMASPORT.AL













