EKSKLUZIVE/ Elbasani forcon krahët e sulmit, afron ish-lojtarin e klubit të Superligës turke

Panorama Sport | Lajmet e fundit nga sporti

Postuar: Shkurt 19, 2025 | 22:29

EKSKLUZIVE/ Elbasani forcon krahët e sulmit, afron ish-lojtarin e klubit të Superligës turke

Elbasani bën një tjetër përforcim në merkato. “Panorama Sport” mëson ekskluzivisht se verdheblutë kanë arritur marrëveshjen për afrimin e sulmuesit të krahut, Ibrahim Dialo.

Screenshot 2025-02-19 112834

Bëhet fjalë për një 21-vjeçar nga Senegali. Ai vjen nga radhët e ekipit të vendit të tij, Jaraf. Më herët ka luajtur edhe në Francë me skuadrën e Valencies apo në Turqi me Goztepe.

Mësohet se midis tij dhe Elbasanit është arritur marrëveshja dhe pritet mbërritja e tij në Shqipëri për të bërë edhe prezantimin zyrtar nga ana e klubit. Ky do të jetë afrimi i pestë këtë merkato dimri, pas Olberkis, Ibrahim, Zhoel dhe Loukili.

VLADIMIR MEMA-PANORAMASPORT.AL