Postuar: Janar 10, 2026 | 22:36
EKSKLUZIVE/ E kërkonte edhe Vllaznia, sulmuesi që doli nga Partizani rikthehet në Shqipëri te rivalët
Klejdi Daci ka vendosur që të rikthehet te Teuta. “Panorama Sport” mëson se durrsakët kanë bindur më në fund sulmuesin, që ishte në negociata prej disa kohësh. Teuta ia doli përpara Vllaznisë, që po ashtu interesohej për shërbimet e tij.

Daci e mbyll kështu me OKMK Olmaliq në Superligën e Uzbekistanit. Sulmuesi që preferon të luajë në qendër është produkt i akademisë së Partizanit, ndërsa ka luajtur me ekipin B, Kastriotin, Kukësin dhe së fundmi Teutën.
Prej verës së vitit 2024 jepte kontributin e tij në Uzbekistan. Tashmë i gjithë fokusi do të jetë te Teuta, që synon zonën e “Final Four”.
PANORAMASPORT.AL













