Egnatia nuk ndalet pas titullit, në merkato synon futbollistin e Kombëtares
Pas fitimit të titullit kampion në Kategorinë Superiore, Egnatia ka nisur menjëherë punën për forcimin e skuadrës në prag të sezonit të ri.

Klubi rrogozhinas synon të ruajë dominimin në futbollin shqiptar dhe të rrisë cilësinë e grupit me afrime me përvojë. Sipas informacioneve, mbrojtësi i Dinamos, Naser Aliji, pritet të jetë përforcimi më i ri i kampionëve në fuqi. 32-vjeçari është shumë pranë kalimit tek Egnatia dhe konsiderohet një shtesë me peshë për repartin difensiv.
Aliji vjen me një eksperiencë të rëndësishme në futbollin shqiptar dhe ndërkombëtar, duke qenë gjithashtu edhe ish-pjesë e Kombëtares së Shqipërisë. Kjo e bën atë një profi l të përshtatshëm për objektivat e klubit, i cili kërkon të forcojë stabilitetin në mbrojtje për sezonin e ardhshëm.
Me këtë lëvizje, Egnatia tregon se nuk dëshiron të ndalet pas suksesit historik, por synon të ndërtojë një skuadër edhe më konkurruese për të vazhduar dominimin në kampionat dhe për të synuar objektiva të reja, përfshirë edhe arenën europiane.
PANORAMASPORT.AL













