Egnatia në alarm, 9 gola të pësuar në 5 ndeshje tronditin kampionët

Panorama Sport | Lajmet e fundit nga sporti

Postuar: Prill 30, 2026 | 21:19

Egnatia në alarm, 9 gola të pësuar në 5 ndeshje tronditin kampionët

Egnatia po kalon një nga momentet më të vështi ra të sezonit, teksa rezultatet e fundit kanë ngritur shqetësime serioze brenda kampit kampion. Në pesë ndeshjet e fundit mes kampionatit dhe Kupës, skuadra ka pësuar plot 9 gola, një statistikë që bie ndesh me identitetin e saj të deritanishëm, të ndërtuar mbi organizim dhe siguri defensive.

EGNATIA

Reparti që dikur konsiderohej pika më e fortë e Egnatias po shfaq luhatje të dukshme. Gabimet individuale dhe mungesa e stabilitetit në momente vendimtare kanë ndikuar drejtpërdrejt në rezultate, duke i kushtuar skuadrës pikë të rëndësishme në një fazë kyçe të sezonit. Kjo rënie e performancës defensive përbën një shqetësim të madh për një ekip që synon të mbrojë titullin dhe të ruajë konkurrueshmërinë në të gjitha frontet.

Një tjetër faktor që ka ndikuar në ecurinë e ekipit është mungesa e portierit Dajsinani, i cili është jashtë fushave për shkak dëmtimi. Kjo mungesë nuk ka ndikuar vetëm në aspektin teknik, por edhe në atë psikologjik të skuadrës. Në vend të tij, portieri Tandilashvili ka marrë përgjegjësinë në një moment të ndjeshëm të sezonit, ku presioni është maksimal dhe çdo gabim ndëshkohet rëndë. Ndryshimi në portë ka sjellë edhe një farë pasigurie në prapavijë.

SFIDA ME DINAMON – Trajneri Tetova dhe ndihmësi i tij Brahja kanë qenë të an gazhuar intensivisht gjatë javëve të fundit për të rikthyer ekuilibrin në skuadër. Stërvitjet janë fokusuar kryesisht në përmirësimin e organizimit mbrojtës dhe rritjen e përqendrimit në fazat vendimtare të lojës. Qëllimi i stafit është i qartë: ndalimi i serisë negative dhe rikthimi i stabilitetit në një moment vendimtar të sezonit. Në fundjavë, Egnatia do të përballet me Dinamon në një ndeshje që merr rëndësi të veçantë për ecurinë e kampionatit.

Skuadra vjen pas tri humbjeve radhazi, duke iu larguar vendit të parë në renditje dhe duke rritur presionin për rezultat pozitiv. Në këtë situatë, fitorja është objektiv i domosdoshëm për të mbajtur gjallë shpresat për zonën “Final 4”, sidomos duke marrë parasysh formulën e kampionatit ku pikët përgjysmohen pas fazës së rregullt.

Sfida me Dinamon nuk është vetëm një ndeshje kampionati. Të dy ekipet pritet të përballen sërish në finalen e Kupës, duke e kthyer këtë duel në një mundësi të rëndësishme edhe për studim taktik dhe përgatitje psikologjike. Kjo e bën ndeshjen një test të vërtetë karakteri për Egnatian, e cila duhet të reagojë menjëherë për të mos humbur terren në objektivat sezonalë.

VLADIMIR MEMA – PANORAMASPORT.AL