“Egnatia ka dy mungesa që shqetësojnë”, trajneri Tetova paralajmëron Bylisin: Do sillemi si kampion

Panorama Sport | Lajmet e fundit nga sporti

Postuar: Janar 23, 2026 | 17:57

“Egnatia ka dy mungesa që shqetësojnë”, trajneri Tetova paralajmëron Bylisin: Do sillemi si kampion

Trajneri Edlir Tetova ka folur para ndeshjes Bylis-Egnatia. Tekniku i kampionëve zbuloi se do jenë dy mungesa të rëndësishme në mbrojtje, si Alijev dhe Xhmenajli.

1758371997_edlirtetova

Si e vlerësoni përballjen me Bylisin? Sigurisht që do të jetë një ndeshje e fortë sepse Bylisi ka treguar se në fushën e vet është shumë i fortë dhe për t’u vlerësuar.

A e konsideroni këtë ndeshje si test të rëndësishëm? Çdo test është i rëndësishëm. Të rëndësishme janë 3 pikët më shumë se çdo gjë.

A jeni i kënaqur me alternativat? Mungon Xhemajli, mungon dhe Alijev. Dy mungesa në mbrojtje. Megjithatë, jam i kënaqur me çunat.

Si e menaxhoni presionin si kampion në fuqi? Nuk ka presion te skuadra ime, nuk ka pasur asnjëherë në drejtimin tim.

Sa e vështirë përgatitja për ndeshjen në Ballsh? Çdo ndeshje e kampionatit ka specifikat e veta. Vlerësojmë kundërshtarin, por do sillemi si kampion.

A do ketë rotacion? Me mungesat që kemi, do jemi të detyruar të bëjmë rotacion.

A është javë e vështirë, për shkak të mungesave? Absolutisht që po sepse janë tre lojtarë. Ndreca është larguar. Kemi dy dëmtime që shqetësojnë sepse janë në të njëjtin vend. Megjithatë jam i kënaqur nga gjithë grupi.

PANORAMASPORT.AL