Egnatia e shiti te klubi ku shkoi më pas Rrapaj, ukrainasit vendosin ta huazojnë sulmuesin e kombëtares

Panorama Sport | Lajmet e fundit nga sporti

Postuar: Janar 22, 2025 | 11:41

Egnatia e shiti te klubi ku shkoi më pas Rrapaj, ukrainasit vendosin ta huazojnë sulmuesin e kombëtares

Gytis Paulauskas do të mbajë veshur fanellën e Dinamo Batumit, për pjesën e mbetur të vitit. Klubi i Kolos Kovalivka ka vendosur ta huazojë sulmuesin e kombëtares së Lituanisë.

Screenshot 2025-01-22 114042

Një vit më parë ishte Egnatia, që e shiste kartonin e tij te ukrainasit. Ky sezon me Kolos Kovalivka nuk po shkonte aspak mirë për Paulauskas, që nuk shënoi asnjë gol.

Tashmë pjesë e të njëjtit klub është Arinaldo Rrapaj. Kartoni i këtij të fundit u shit nga Partizani në këtë merkato.

paulauskas

PANORAMASPORT.AL

NDIQE LIVE "PANORAMA TV"