E TRISHTË/ U përplas nga një makinë, ndahet nga jeta ish-futbollisti i Flamurtarit
Një lajm i trishtë u regjistrua këtë fundjavë. Ish-futbollisti i Flamurtarit, Pandeli Opingari ka ndërruar jetë në moshën 96-vjeçare pasi u aksidentua në qytetin e Vlorës. Opingari u përplas të shtunën nga një 22-vjeçar në rrugën “Demokracia” teksa kalonte në vijat e bardha.

Për shkak të plagëve të marra, ai ndërroi jetë të dielën. Opingari ka qenë një nga sportistët e hershëm të Flamurtarit duke dhënë kontributin e tij për klubin në vitet 1950-1960.

Ai ishte i njohur nga komuniteti sportiv vlonjat me nofkën “Pompeo”. Opingari ndër të tjera ka qene edhe mësues i edukimit fizik, trajner dhe një emër i çmuar i komunitetit sportiv e qytetar. Homazhet u zhvilluan këtë të hënë në orën 11:00, në stadiumin “Flamurtari”.
PANORAMASPORT.AL













