Postuar: Shkurt 4, 2026 | 20:21
E thonë statistikat/ Sfida ndaj Bylisit, bilanci i barabartë për Partizanin
Partizani udhëton këtë të premte për t’u përballur në transfertë me vendasit e Bylisit. Të kuqtë, kërkojnë të rikthehen te rruga e fitoreve pas barazimit të ndeshjes së fundit në kampionat ndaj Elbasanit, e po ashtu edhe për të mbajtur “gjallë” shpresat për ta mbyllur kampionatin në zonën e “Final Four”.

Megjithatë, për të marrë tre pikët, kryeqytetasit do të duhet të japin maksimumin në një fushë të vështirë ku fazën e parë të kampionatit u mposhtën me rezultatin 3-1.
Gjithsesi, këtë disfatë të kuqtë e “lanë” në fazën e dytë duke fituar në shtëpi me shifrat 2-1 ndërsa në këtë takim, me një fitore do të mund të marrin kryesimin e bilancit në këtë sezon sa i takon përballjeve mes tyre.
PANORAMASPORT.AL













