E para në “Arena e Demave”, Partizani kërkon triumfin ndaj Vllaznisë
Vllaznia e ka pasur Partizanin si kundërshtar të preferuar këtë vit. Janë vetëm dy ndeshje të luajtura, që kuqeblutë i fituan duke shënuar gjashtë gola dhe pësuar vetëm një. Ndeshjet janë luajtur në stadiumin “Loro Boriçi”. Tek “Arena e Demave” ndërkohë do të jetë takimi i parë për këtë vit mes Vllaznisë dhe Partizanit. Axhenda mbetet akoma për t’u përcaktuar për javën e 12-të të Superiores.

Fakt është se nëse kuqeblutë fitojnë, do të ishte një rast i rrallë ku ata triumfojnë ndaj Partizanit në tre takime radhazi. Për më tepër, që është përballja e fundit e rezervuar për këtë vit. Partizani ka vuajtur mjaft shumë gjatë kësaj periudhe, ndërsa fitoret numërohen me pikatore.
Gjithsesi “Arena e Demave” mbetet si fortesë e të kuqve, që pikërisht aty e mposhtën Vllazninë me rezultatin 2-0 në dhjetorin e kaluar. Sfidë që mbahet mend edhe si e fundit, me Arinaldo Rrapajn dhe Tedi Carën në fushë te “demat”.
Vetëm Elbasani ka shënuar një gol në këtë edicion te stadiumi i Partizanit. Kryeqytetasit e kanë mbajtur të paprekur portën në katër përballjet e tjera. Po ashtu bie në sy se gjatë kësaj kohe, vetë Partizani ka festuar vetëm një herë. Pikërisht autogolin e Vorës në javën e parë.
PANORAMASPORT.AL













