Postuar: Prill 22, 2026 | 19:36
E papritur te Flamurtari, vlonjatët rikthejnë liderin e mbrojtjes pas përjashtimit
Luçiano Skuadrone është rikthyer te Flamurtari. Mbrojtësi 26-vjeçar mori minuta në takimin e fundit që vlonjatët kishin ndaj Egnatias. Rikthimi ishte i papritur sepse më parë Flamurtari vendoste për përjashtimin e tij.

Kujtojmë se Skuadrone u përfshi në sherrin pas Flamurtari-Elbasani. Për këtë u vendos edhe pezullimi gjashtë muaj nga Komisioni i Disiplinës dhe Etikës në FSHF.
Vendimi për t’i falur dënimin e rëndë pas tri javësh, solli edhe ndryshimin e madh te Flamurtari. Klubi vlonjat duket se do i besojë sërish Skuadronës, që më parë ishte lider në qendër të mbrojtjes.
Sfida e radhës për Flamurtarin do të jetë ndaj Dinamos. Ky takim është rezervuar më 27 prill dhe vlen për javën 33.
PANORAMASPORT.AL













