E KRYER/ Zhgënjimi i madh i merkatos së verës, Partizani largon sulmuesin e dytë brenda pak ditësh
Partizani ka mbyllur bashkëpunimin me Viktor Da Silvan. “Panorama Sport” kishte paralajmëruar rreth një muaj më parë se braziliani, bashkë me Xhudah Garsian do të ndanin rrugët me të kuqtë. Dhe kështu ka ndodhur brenda pak ditësh, që nga fundi i pjesës së parë të sezonit.

Deri tani janë dy largime, që vijnë nga reparti i sulmit të “demave”. Pikërisht aty ku Partizani edhe shfaq nevojën për t’u përforcuar.
Garsia dhe Da Silva ishin dyshja që përfundoi në tribunë nga trajneri Kërnaja. Largimet ishin të pashmangshme për të dy, ndërsa Da Silva akoma nuk ka postuar një njoftim për largimin. Garsia e bënte këtë gjë.
Kështu i është hapur rruga e afrimeve. E sigurt do të jetë që gjatë këtij muaji, Partizani do të afrojë sulmues. Profili që po kërkohet me ngulm është ai i anësorit.
LEXO EDHE: Grupi ku priten largime, Partizani nuk i sheh frytet e dyshes së afruar në verë
PANORAMASPORT.AL













