VIDEO/ Katër gola për 1 pikë, Holanda dhe Japonia “ndizen” në pjesën e dytë
Është mbyllur në barazim 2 me 2 dueli mes Holandës dhe Japonisë i vlefshëm për Grupin F të Botërorit 2026. Interesant është fakti se të dy kombëtaret u “ndezën” në pjesën e dytë, ndërkohë që fragmenti i parë i lojës nuk prodhoi asnjë gol.

Van Dajk hapi serinë e golave në minutën e 51-të, ndërkohë që Nakamura iu kundërpërgjigj në të 57-tën. “Tulipanët” shënuan sërish në minutën e 64-t me Samërvill. Kur u mendua se dueli do të mbyllej me fitoren e Holandës, ishte Kamada ai që shënoi për 2 me 2 në minutën e 88-të.
Ky rezultat e zgjati serinë e pamposhtur të Holandës në fazën e grupeve të Kupës së Botës në 17 ndeshje (12 fitore, 5 barazime). Nga ana tjetër, rikthimi i Japonisë pas disavantazhit u jep besim të madh aziatikëve për të justifikuar epitetin e “kalit të errët” të turneut.
FT HOLANDË-JAPONI 2-2
Van Dajk 50′, Samërvill 64′ / Nakamura 57′, Kamada 89′
GOLI I KAMADËS: VIDEO
GOLI I SAMËRVILL: VIDEO
GOLI I NAKAMURËS: VIDEO
GOLI I VAN DAJK: VIDEO
Mbyllet pjesa e parë (VIDEO)

STATISTIKAT E NDESHJES SIPAS “SOFA SCORE”
FORMACIONET ZYRTARE:

PANORAMASPORT.AL













