“E ka shkruar Zoti që këtë vit të jem lojtar i Kupës”, heroi Keko: Penalltinë do ta gjuante Alban Hoxha, por ja çfarë ndodhi…

Panorama Sport | Lajmet e fundit nga sporti

Postuar: Prill 3, 2025 | 21:16

“E ka shkruar Zoti që këtë vit të jem lojtar i Kupës”, heroi Keko: Penalltinë do ta gjuante Alban Hoxha, por ja çfarë ndodhi…

 Sulmuesi  i Partizanit, Albers Keko, u zgjodh lojtari i ndeshjes, në triumfin 0-1 që të kuqtë regjistuan në transfertë ndaj Egnatias. Ishte goli i tij me penallti në minutën e 85-të, ai që vendosi sfidën. Në prononcimin e dhënë pas ndeshjes për “Super Gol”, Keko deklaroi.  

KEKO

“Unë futem në çdo ndeshje për të bërë më të mirën, e ka shkruar Zoti këtë vit, që të jem lojtar i Kupës. Ndihem më mirë te pozicioni im. Shpresoj të marr besimin e trajnerit, ma ka dhënë, shpresoj të vazhdoj të bëj mirë. 

Jam i lumtur që fituam, çar ikën ngelen në fushë. Rasti i humbur me kokë për 2-0 dhemb shumë.  

Ma komunikuam çunat që do ta gjuante Alban Hoxha, ai tha të gjuante Keko. Do shkoj ta falenderoj pastaj.  

Do vazhdoj të bëj mirë, pastaj është zgjedhje e trajnerit. Çdo futbollist do të bëjë mirë për të ndihmuar ekipin, veten dhe familjen.  

Te momenti i penalltisë, mendova thjesht ta ccoja topin në rrjetë, asgjë tjetër”, u shpreh sulmuesi i Partizanit.  

PANORAMASPORT.AL