E BUJSHME/ Ish-trajneri i Vllaznisë pranë akordit me kombëtaren pjesmarrëse në “play off”-in e Botërorit

Panorama Sport | Lajmet e fundit nga sporti

Postuar: Nëntor 19, 2025 | 21:33

E BUJSHME/ Ish-trajneri i Vllaznisë pranë akordit me kombëtaren pjesmarrëse në “play off”-in e Botërorit

Federata e Futbollit të Maqedonisë së Veriut ka nisur kërkimet për trajnerin që do të zëvendësojë Blagoja Milevskin. Në skenë së fundmi ka dalë emri ish-trajnerit të Vllaznisë, Goçe Sedloski, i cili aktualisht drejton Vardarin, në elitën e futbollit maqedonas.

seldoski

Sedloski shihet si njeriu i preferuar nga presidenti Masar Omeragic. Ai ka fituar Kupën me Vardarin si dhe 2 kampionate po me Vardarin dhe një me Shkupin, dhe gëzon marrëdhënie shumë të ngushta personale si me Presidentin Omeragic, ashtu edhe me Drejtorin Sportiv Goran Pandev.

Sedloski-1-23

Vlen të theksohet fakti se në sezonin 2022/23, 51-vjeçari, drejtoi Vllazninë në 11 duele, por pa mundur të lerë gjurmë.

1684250361_gocesedloski

Maqedonasi u emërua më 4 prill të vitit 2023, teksa përfundoi aventurën e tij me shkodranët më 30 qershor 2023.

Kujtojmë që Maqedonia e Veriut, do të jetë pjesë e “play off”-it të Botërorit  2026, teksa siguroi një biletë nga Liga e Kombeve, duke u pozicionuar në vazon e katërt.

ILDI MEROLLI – PANORAMASPORT.AL