Postuar: Maj 19, 2025 | 23:40
E BUJSHME/ Goditje “big” në merkato, Vllaznia tenton mesfushorin që është aktivizuar 7 ndeshje me Kombëtaren e Shqipërisë
Mediat lokale në Shkodër bëjnë me dije se Sherif Kallaku është një opsion për Vllazninë.
Fantazisti është kontaktuar së fundmi nga trajneri Edi Martini. Mesfushori nga Fushë-Kruja është pjesë e Sepsit në Rumani prej dy sezonesh. Megjithatë, pengesë për momentin është kontrata që e lidh me klubin rumun.
Drejtuesit e Sepsit e shohin Kallakun si një futbollist me shumë vlera dhe të paktën për momentin, klubi nuk ka dëshirë që ta largojë, duke qenë se kontrata e tij është edhe për vitin e ardhshëm.
PANORAMASPORT.AL













