E ardhmja e Dajsinanit në pikëpyetje, klubi që solli miliona në Superiore i pari që kërkoi portierin e Shqipërisë

Panorama Sport | Lajmet e fundit nga sporti

Postuar: Dhjetor 31, 2025 | 23:00

E ardhmja e Dajsinanit në pikëpyetje, klubi që solli miliona në Superiore i pari që kërkoi portierin e Shqipërisë

Mario Dajsinani është një nga emrat e përfolur për t’u larguar nga Egnatia. Portieri i kampionëve dhe Kombëtares shqiptare ka bërë mjaft mirë, për të edhe ka tërhequr vëmendje jashtë Shqipërisë.

Screenshot 2025-12-31 175134

Metalist 1925 është një emër, që gjatë këtij edicioni shfaqi interes. Bëhet fjalë për klubin ukrainas, që bleu Itodo Mandelën, Baton Zabërgjën, Kristian Mban dhe Ermir Rashicën nga Superiorja.

Miliona u përfituan nga Dinamo, Partizani dhe Skënderbeu. Tashmë mbetet për t’u parë, nëse Egnatia do i rezistojë ofertave.

Trajneri Edlir Tetova shfaqi pesimizëm, në momentin kur u pyet për largimet e mundshme të Dajsinanit dhe Arbenit Xhemajlit. Së fundmi tregoi se ofertat janë për katër futbollistë.

PANORAMASPORT.AL