“Dy nga Egnatia nuk ishin të qetë”, Nevil Dede pas fitores ndaj Vllaznisë: Falenderoj presidentin, më bëri të lumtur gruan dhe fëmijët
Nevil Dede po udhëheq Egnatian drejt tiullit kampion. Pas fitores ndaj Elbasanit në Final Four, e radhës erdhi përballë Vllaznisë. Trajneri i rrogozhinasve foli pas sfidës së luajtur në “Air Albania”, që u fitua 1 me 2.

“Më lagën çunat se po festonin ngaqë nuk kanë mundur asnjëherë Vllazninë sivjet. Ishte një ndeshje shumë emocionale. Ishte përgatitur, por jo deri në këtë pikë që ndeshja të bëhej kaq e pazakontë. Nuk mund të pretendojmë për ndonjë futboll shumë cilësor. Më e rëndësishme sot rezultati, pavarësisht gjithçkaje. Vllaznia na vuri në vështirësi, sidomos në pjesën e dytë. Në fund, me lëvizjet që bëmë arritëm të bënim më të mirën. Kishim ankthin e rezultatit. Nuk na la në disa momente të dilnim dhe aty ku dimë më mirë.
Duke marrë parasysh cilësitë e kundërshtarëve. Dodaj luan në zonën e krahut të majtë, pra kundër rombit tonë të fortë. Ata kishin pozicionuar edhe Kallakun aty. Në këtë kuadër, ne nga ai krah kishim armën më të fortë, Sotën dhe…(qesh) Po mendoj diçka tjetër, më falni ju kërkoj ndjesë(qesh). Kemi dhe një ndeshje tjetër, nuk ka mbaruar asgjë realisht. Kishim asimetri. Haimen e kemi më ofensiv. E sakrifkopjmë shumë. Ai romb atje funksionon mirë, gjatë gjithë kohës me thellësinë e Bakajokos. Duke pasur parasysh dhe defektet që lënë dy anësorët e Vllaznisë. Kërkojnë të hypin lart gjithë kohës. Me këtë kombinim e kishim të thjesht për të dalë deri te zona dy. Golat që shënuam, besoj se janë cilësi e lojtarëve. Jo se nuk janë punuar. Të gjithë golat e Vllaznisë i ka marrë nga limiti i zonës dy-tre dhe krosimet pas qendërmbrojtësit të tyre. Sot e bëmë me Sotën dhe Adjesën. Nuk mundëm të luanim aq sa pretendoja me thënë të vërtetën. Emocionet dhe kontrolli emocional ishte shumë i vështirë dhe sot për të mbajtur lojtarët. Ne kishim ankthin e rezultatit, ata luanin për dy rezultate.
Kartonët e parë. Ishte shumë e rëndësishme sepse me kaq shumë agresivitet sportiv, mundet që dhe për një prekje të lehtë të ndëshkohesh. Mendova për Selmanin, zëvendësimi me Grudën. Një lojtar i shpejtë dhe me metra. Mund të ishte Adjesa që në fillim. Po ka profil tjetër. Po vuanim dhe nuk doja bllok të ulët, por të mesëm siç po kontrollonim ndeshjen. Vllaznia ndërhyri. Martini bëri disa lëvizje që na vuri në vështirësi. Shtoi shumë numrin e forcave në mesfushë. Sota në disa momente e bëri mirë shkallëzimin, por në një situatë nuk e arritëm dot dhe morëm atë gol. Të gjithë lëvizjet e tjera justifikuan çdo gjë. Jo se Selmani shkoi keq se shërbeu edhe si mbrojtës i majtë.
Ata po na vinin presion lart me Balën. Dodaj dhe Dros që mbështesnin nga krahët. Nuk po e lëviznim topin si duhet, gjendja emocionale. Poçi dhe Sota nuk ishin shumë të qetë. Kërkonin nisje direkte që i shkon për shtat Vllaznisë dhe jo skuadrës tonë. E morëm veten dhe filluam të relaksohemi pak për të hyrë në ritmin e ndeshjes. Ishte e vështirë. Shoh si djemtë po shprehin ngarkesën e madhe që kanë kaluar pasi mbaroi loja.
Nisje direkte janë punuar. Është skuadër me 3 mbrojtës qendre. Qëllimi im ynë i parë ishte direkt nisja direkte. Vuajtëm pak në mesfushë. Aleksi dhe Fernando punuan mirë, Kryeziu ishte me karton dhe nuk bënte dot ndërhyrje.
Unë kam fatin që jam pjesë e Egnatias. Dëshiroj publikisht të falenderoj presidentin, jo për hipokrizi. Jam mirënjohës në pafundësi. Më ka bërë të lumtur gruan dhe fëmijët, familjen. Jam në një ekip që kam pretendime. Falenderimi është publik. I jam falenderues gjithë jetën. Po ia dolëm të dalim kampion, mirënjohja do jetë akoma më e madhe. Por jam mirënjohës.
Kontrata? Duhet të pyesni presidentin”, u shpreh Dede për “RTSH”.
PANORAMASPORT.AL













