Dy lojtarë me nga 4 gola në Kupën e Shqipërisë, fantazisti i Dinamos mund të shënojë kundër Egnatias

Panorama Sport | Lajmet e fundit nga sporti

Postuar: Maj 13, 2026 | 15:06

Dy lojtarë me nga 4 gola në Kupën e Shqipërisë, fantazisti i Dinamos mund të shënojë kundër Egnatias

Gara për “Këpucën e Artë” në Kupën e Shqipërisë ka qenë mjaft interesante këtë sezon, me disa lojtarë që kanë spikatur në repartin ofensiv dhe kanë udhëhequr skuadrat e tyre drejt fazave më të rëndësishme të kompeticionit.breguAldrit Oshafi i Flamurtarit dhe Dejvi Bregu i Dinamos udhëheqin tabelën me 4 gola secili. Fantazisti dinamovit ka qenë një nga liderët ofensivë të skuadrës dhe pritet të jetë një nga lojtarët më të rrezikshëm edhe në finalen ndaj Egnatias.

Në listë spikasin gjithashtu edhe Heiderber Ramírez i Flamurtarit, Mmesoma Umejiego i Apolonisë dhe Xhonatan Lajthia i AF Elbasanit, të cilët kanë lënë gjurmë me paraqitjet e tyre gjatë këtij sezoni në Kupën e Shqipërisë.

PANORAMASPORT.AL