Dueli për mbijetesën, Geci: Vora e mbyll me fitore në “Selman Stërmasi”

Panorama Sport | Lajmet e fundit nga sporti

Postuar: Dhjetor 24, 2025 | 10:22

Dueli për mbijetesën, Geci: Vora e mbyll me fitore në “Selman Stërmasi”

Vora edhe këtë ndeshje të fundvitit do ta mbyllë jashtë shtëpisë së tyre. Dhe këtë herë ka zgjedhur kryeqytetin. Ndeshjen me Bylis do ta zhvillojë në stadiumin “Selman Stermasi” atje ku për herë të parë do të fitonte trofeun e parë, atë të kategorisë së tretë, 10 vite më parë.geciKy spostim ndodhi se ende stadiumi i Vorës nuk do të jetë i gatshëm as për këtë ndeshje. Ishte premtuar se do të çeleshin dyert e stadiumit “Vora” në ndeshjen e fundvitit, por kjo nuk u bë e mundur pasi ende punë të papërfunduara detyruan drejtuesit e klubit për të gjetur një stadium tjetër. Kështu që ndeshja e parë në stadiumin “Vora”, do të luhet ajo e fazës së tretë, kundër Partizanit në janar.

Vora vjen në këtë sfidë me të vetmin objektiv, atë të fitores, madje edhe barazimi nuk është i kënaqshëm për ta. Përgatitjet tashmë kanë marrë fund me seancën e pasdites së djeshme. Por Vora në këtë përballje do të ketë një mungesë të rëndësishme, pasi për shkak kartonësh do t’i mungojë lojtari, që ka bërë një paraqitje mjaft të mirë këtë sezon. Bëhet fjalë për sulmuesin e djathtë, Patrik Bardhi, që ka plotësuar 4 kartonë të verdhë, gjë që ky numër e pezullon atë nga kjo ndeshje.

Lidhur me këtë sfidë një nga alternativat e mundshme për të zëvendësuar mungesën e vorakëve, për trajnerin Bellai, mbetet sulmuesi Segerso Geci. Është futbollisti 24-vjeçar kryeqytetas, që ka një perfomancë të jashtë zakonshme si mbrojtës i majtë, por që zotëron mjaft mirë të dyja këmbët, duke luajtur edhe në role të tjera. Ai për “Panorama Sport” do të prononcohet lidhur me këtë takim deçiziv i fundvitit. Është plot besueshmëri dhe me moral të lartë grupi lojtarëve sipas tij në këtë përballje.

“Ne do të hyjmë për fitore, pasi të gjithë e kemi vlerësuar këtë ndeshje maksimalisht për të marrë maksimumin. Kemi një grup cilësor e kemi shumë besim te këta djem dhe objektivi ynë për të mbijetuar në superiore është i padiskutueshëm dhe i realizueshëm. Jam i sigurt, që do ta mbyllim këtë vit me fitore dhe se vitin e ardhshëm ne do ta kemi më të lehtë startin e dy fazave të fundit, sepse gjatë fazës së tretë, do t’i kemi të gjitha ndeshjet tona në shtëpi,” ka thënë Geci gjatë prononcimit të tij.

ABDULLA DUSHKU-PANORAMASPORT.AL