Dueli i pankinave, ekuilibër Martini-Shehi. Shkodrani ka mundur çdo koleg këtë sezon

Panorama Sport | Lajmet e fundit nga sporti

Postuar: Shkurt 26, 2026 | 8:18

Dueli i pankinave, ekuilibër Martini-Shehi. Shkodrani ka mundur çdo koleg këtë sezon

Në panoramën e përballjeve direkte mes Edi Martini dhe Orges Shehit, 14 ndeshjet e zhvilluara ndër vite ofrojnë një tablo interesante dhe tejet të balancuar. Dy trajnerët janë përballur në pankina të ndryshme, duke sjellë jo vetëm rivalitet personal, por edhe përplasje mes disa prej skuadrave më të rëndësishme të futbollit shqiptar.gf

Përballjet më të shumta janë regjistruar kur Martini drejtonte Teutën dhe Shehi ishte trajner i Tiranës. Në 9 ndeshje mes tyre, balanca ka qenë pothuajse perfektë. Nga 4 fitore për secilin trajner dhe 1 barazim. Megjithatë, në aspektin e golave, Tirana e Shehit ka shënuar 11 herë kundrejt 9 golave të Teutës së Martinit, duke treguar një epërsi të lehtë në produktivitet ofensiv. Këto sfida kanë qenë shpesh të forta taktikisht, me diferenca minimale në rezultat. Rivaliteti ka vijuar edhe kur Shehi drejtonte Partizanin. Në 2 ndeshje kundër Teutës së Martinit, secila skuadër ka marrë nga një fitore, ndërsa golaverazhi ka qenë plotësisht i barabartë 1-1.

Kjo tregon për duele të mbyllura, ku detajet dhe momentet individuale kanë bërë diferencën. Një tjetër kapitull i këtij rivaliteti është zhvilluar kur Shehi ishte në stolin e Kukësit. Në 3 përballje, bilanci ka qenë sërish i ndarë, 1 fitore për Teutën, 1 për Kukësin dhe 1 barazim. Por në këtë segment, Shehi ka pasur epërsi më të dukshme në gola, me 4 të realizuar kundrejt 2 të pësuar, çka i jep avantazh në totalin e përgjithshëm të realizimeve. Në përmbledhje, pas 14 ndeshjesh direkte, statistikat tregojnë një rivalitet thuajse simetrik në rezultate, por me një diferencë të lehtë në favor të Shehit për sa i përket golave të shënuar.

Të dy trajnerët kanë arritur të imponohen në periudha të caktuara, duke e mbajtur këtë duel të hapur dhe të paparashikueshëm. Ky bilanc konfirmon se mes Martinit dhe Shehit kemi një përballje të ekuilibruar në fitore, por me një epërsi të lehtë të Shehit në aspektin ofensiv dhe në golaverazh. Rivaliteti i tyre mbetet një nga duelet më interesante taktike në futbollin shqiptar.10

OLSI AVDIAJ-PANORAMASPORT.AL