“Do të japë kontributin e tij në…”, konfirmohet kontrata e Agostinelit me Flamurtarin

Panorama Sport | Lajmet e fundit nga sporti

Postuar: Gusht 29, 2025 | 22:27

“Do të japë kontributin e tij në…”, konfirmohet kontrata e Agostinelit me Flamurtarin

“Unë dua që t’ju kujtoj juve një gjë…Që unë jam ende nën kontratë me Flamurtarin. Sepse nëse Flamurtari do të luante në Superiore kontrata ime e vitit të dytë do të kishte hyrë automatikisht në fuqi”. Kjo ishte deklarata e bujshme e bërë në numrin e djeshëm të “Panorama Sport”, nga ish-trajneri Andrea Agostineli.

agostineli

Italiani kujton se është nën kontratë me Flamurtarin. Burime konfidenciale pranë klubit konfirmuan për gazetën se është e vërtetë së trajneri Agostineli nënshkroi një kontratë dy-vjeçare me Flamurtarin për qëndrimin edhe në Superiore, madje me rishikimin të termave financiar që do të ishin më të rritur. Këtë gjë e konfirmoi për “Panorama Sport” edhe administratori Sinan Idrizi më 14 korrik 2024, menjëherë pas prezantimit të italianit.

“Agostineli nuk ka vetëm eksperiencën. Kemi nënshkruar kontratë dyvjeçare. Ai do të japë kontributin e tij nga akademia dhe ndërtimi të strukturave të klubit. Është një ndihmë për ne nga përvoja që ka dhe një vlerë e shtuar e Flamurtarit. Është tepër serioz. Unë them do të bëjë një gjë të bukur”, pat deklaruar Idrizi. Kujtojmë se në Vlorë trajnerin italian Andrea Agostineli e solli Igli Tare.

PANORAMASPORT.AL