“Do riktheheni si tifozët më krenarë në Shqipëri”, drejtori i Skënderbeut premton: Amanet që nuk tretet as nga koha, as nga dheu
Skënderbeu ra nga kategoria dhe përgjatë edicionit të ardhshëm do të luajë në Kategorinë e Parë. Korçarët u mposhtën në shtëpi nga Bylisi, që siguroi mbijetesën.

Drejtori sportiv i Skënderbeut, Ardi Gjançi, ka reaguar sot me një postim në rrjetet sociale.
“Kritikat tuaja janë të drejta dhe i marrim me përulësi. Ndjesa jonë, sado e sinqertë, ndoshta nuk mjafton — por premtimi ynë është i palëkundur: së shpejti do të riktheheni si tifozët më krenarë në Shqipëri. Ky është një ‘amanet’ që nuk tretet nga koha, as nga dheu”.
Bashkë me Skënderbeun ishte edhe Laçi që nuk ia doli të mbijetojë. Pjesë e Kategorisë së Parë në sezonin e ardhshëm do të jetë edhe një mes Tiranës dhe Pogradecit, që do të përballen në finalen e “play-out”.

PANORAMASPORT.AL













