Divorci nga modelja e “Playboy”-it i kushton shtrenjtë, legjenda e notit shet 3 medalje olimpike

Panorama Sport | Lajmet e fundit nga sporti

Postuar: Janar 8, 2026 | 11:26

Divorci nga modelja e “Playboy”-it i kushton shtrenjtë, legjenda e notit shet 3 medalje olimpike

I goditur financiarisht nga divorci me bashkëshorten e tij, Kayla Reid, ish-modele e “Playboy” dhe nënë e 3 fëmijëve të tij, kampioni i shumëfishtë olimpik, Ryan Lochte, është detyruar të nxjerrë në ankand tre nga gjashtë medaljet e tij të arta olimpike, duke përfituar gjithsej 385.520 dollarë (rreth 400 mijë euro).

Ryan-Lochte-01-062123-c0be434c3f8546b395f703a388909687

Lajmi është bërë i ditur nga Darren Rovell i “CLLCT” dhe është raportuar gjithashtu edhe nga “Daily Mail”. Lochte kishte shitur tashmë në vitin 2022 gjashtë medalje olimpike prej bronzi dhe argjendi për shumën 166 mijë dollarë. Tani ai është ndarë edhe nga medalja e artë në stafetën 4×200 metra stil i lirë të Lojërave Olimpike Verore “Pekin 2008” (183 mijë dollarë), e fituar së bashku me Michael Phelps, si dhe nga medalja e artë në të njëjtën disiplinë në “Athinë 2004” (80 mijë dollarë) dhe ajo e “Rio 2016” (122 mijë dollarë).

Notari 41-vjeçar, i cili numëron gjithsej 12 medalje olimpike, ka reaguar në rrjetet sociale lidhur me shitjen e tyre: “Dua të sqaroj edhe çështjen e shitjes së medaljeve të mia. Unë kurrë nuk kam notuar për medaljet e arta. Pasioni im ka qenë gjithmonë të jem një nga notarët më të mirë në botë”, shkruan notari legjendar i Shteteve të Bashkuara të Amerikës.

PANORAMASPORT.AL