Postuar: Maj 13, 2025 | 12:50
Disfata ndaj Egnatias, reagon presidenti i Vllaznisë: Nuk është fundi, por vetëm një peng
Presidenti i Vllaznisë, Alban Xhaferri ka reaguar pas disfatës kundër Egnatias në finalen e Superiores.

Ai falenderon tifozët për mbështetjen dhe iu kërkon falje për këtë rezultat zhgënjyes. Xhaferri shkruan se nuk është fundi, por një peng që i motivon më shumë.
Postimi i plotë
Faleminderit Tifoza![]()
!
Një falënderim nga zemra për të gjithë tifozët që mbushën “Arenën Kombëtare”, që udhëtuan, sakrifikuan dhe i qëndruan pranë Vllaznisë me gjithë shpirt. Prania dhe mbështetja juaj ishte madhështore, ashtu siç vetëm Shkodra di ta bëjë.
Njëkohësisht, ndjej detyrimin t’ju kërkoj ndjesë — veçanërisht tifozave të flaktë dhe besnikë — për rezultatin zhgënjyes dhe mënyrën si përfundoi kjo finale. E dimë se ju dhatë gjithçka për ne, por nuk arritëm t’jua shpërblejmë ashtu siç e meritonit: me trofeun.
Megjithatë, kjo nuk është fundi. Është vetëm një peng që na motivon më shumë. Ne do të rikthehemi — me më shumë forcë, me më shumë uri dhe me më shumë përkushtim
Forca Vllaznia — krenaria jonë qe nuk shuhet kurrë!
PANORAMASPORT.AL













