Dinamos i rikuperohen lojtarët, një mesfushor konsiderohet mungesa e vetme të premten

Panorama Sport | Lajmet e fundit nga sporti

Postuar: Shkurt 19, 2025 | 14:40

Dinamos i rikuperohen lojtarët, një mesfushor konsiderohet mungesa e vetme të premten

Dinamo ka rikuperuar disa nga lojtarët me probleme fizike dhe ndaj Laçit trajneri Ilir Daja do të ketë një grup më të plotë se në ndeshjet e deritanishme të 2025-ës.

Screenshot 2025-02-19 144022

Dita dhe Bregu luajtën si zëvendësues në ndeshjen e fundit me Vllazninë dhe kanë më shumë shanse për t’u rikthyer nga minuta e parë. Portieri Sali dhe sulmuesi Mandela, të cilët mungojnë prej disa javësh, i janë bashkuar grupit dhe do të jenë gati për të premten.

Dilema është nëse do të zbresin në fushë që në fillim, apo do ta nisin nga stoli. Mungesa e vetme e kryeqytetasve kundër Laçit do të jetë ajo e mesfushorit Gasama Karamba, i cili u ndëshkua me karton të që në mesin e pjesës së parë të sfidës me shkodranët.

Nga skualifikimi ndërkohë kthehet mesfushori tjetër, Bakari Gudiabi, një titullar i rëndësishëm për blutë. Stafi teknik ka edhe dy ditë kohë për të vendosur për anti-Laçin, por këtë herë ka avantazhin që alternativat janë më të shumta, edhe pse lojtarët e ardhur nga dëmtimet nuk janë në 100%-shin e tyre.

PANORAMASPORT.AL