Dinamo si “mace e zezë” për Vllazninë, por kuqeblutë kanë edhe dy mundësi hakmarrje

Panorama Sport | Lajmet e fundit nga sporti

Postuar: Prill 4, 2025 | 14:57

Dinamo si “mace e zezë” për Vllazninë, por kuqeblutë kanë edhe dy mundësi hakmarrje

Dinamo konfirmohet edhe njëherë si një tabu për Vllazninë këtë edicion. Shkodranët nuk arrijnë të mposhtin blutë në 4 takime të këtij sezoni mes kampionatit dhe kupës. Duke bërë në këtë mënyrë 18 herë kampionët e vendit si ekipin e vetëm ndaj të cilit shkodranët nuk kanë arritur asnjë fitore deri në këtë pikë të edicionit.

Screenshot 2025-04-04 145527

Këtë e vërtetoi edhe barazimi i fundit 0-0 mes dy skuadrave. Barazim që erdhi në kuadër të gjysmëfinales së parë të Kupës së Shqipërisë, me duelin që u zhvillua në Shkodër. Por edhe në kampionat, kuqeblutë kanë vuajtur ndaj “nëndetëses”, ku janë mposhtur 2-1 në ndeshjen e fazës së parë.

Po ashtu, kanë pësuar një disfatë 2-3 në ndeshjen e fazës së dytë të zhvilluar në “Loro Boriçi” e ndërsa është mbyllur në shifrat 0-0 dueli i fazës së tretë mes dy skuadrave. Vllaznia do të përballet minimalisht edhe dy herë këtë sezon me Dinamon mes kampionatit dhe kupës.

Me shpresën për të thyer këtë “tabu” të këtij edicioni përballë kryeqytetasve. Që janë shndërruar në një “makth” për ekipin e drejtuar nga Thomas Brdariç.

Screenshot 2025-04-04 145328

PANORAMASPORT.AL