Dinamo pa miqësore, Daja “hajmali” për Europën

Panorama Sport | Lajmet e fundit nga sporti

Postuar: Qershor 13, 2025 | 10:52

Dinamo pa miqësore, Daja “hajmali” për Europën

Dinamo po i “karikon bateritë” për pjesëmarrjen në Ligën e Konferencës në Ohër. Me zhvendosjen e përgatitjeve në Maqedoninë e Veriut, dinamovitët po hasin edhe me një vështirësi, që ka të bëjnë më shumë me normalitetin e fazës.

dinamo

Një fazë e mirëfilltë përgatitore shoqërohet edhe me zhvillimin e ndeshjeve miqësore, që për momentin Dinamo po e vuan për mungesë kundërshtari. Aktualisht nuk është njoftuar për ndonjë test, por drejtuesit po punojnë që të gjejnë kundërshtar nga rajoni, kryesisht skuadra kosovare apo të Maqedonisë së Veriut, të cilat gjithashtu kanë nisur punën për përfaqësimin veror në Kupat e Europës.

Këto miqësore vlejnë shumë për stafin teknik, pasi kanë mundësi që t’i shohin lojtarët në kushte loje, si dhe për të materializuar më mirë idetë dhe strategjitë që kanë për Dinamon që kthehet pas një mungese 15-vjeçare në Europë.

Trajneri Ilir Daja ka treguar se është një ekspert i ndeshjeve ndërkombëtare, gjë të cilën e ka treguar më së miri me Skënderbeun dhe Ballkanin e Suharekës, ku ka kapur edhe fazën e grupeve. Mbetet për t’u parë nëse do ta përsërisë veten trajneri Daja edhe me Dinamon, që është klubi “mëmë” për teknikun kryeqytetas.

PANORAMASPORT.AL