Postuar: Maj 15, 2026 | 19:20
Dinamo ndjek të njëjtën rrugë prej kohësh, edhe Vllaznia me masë drastike në prag të Final Four
Dinamo dhe Vllaznia do të përballen nesër në sfidën e vlefshme për javën e parë të Final Four. Ky takim është rezervuar që të nisë prej orës 19:00 në stadiumin “Air Albania”.

Asnjë prej klubeve nuk ka preferuar konferencat për shtyp para ndeshjes. Një rrugë që Dinamo e ndjek prej kohësh, ndërsa edhe Vllaznia i është bashkuar.
Fokusi mbetet i gjithi te ndeshja. Nëse Dinamo nuk ia del të fitojë, zyrtarisht del nga gara për titull kampion.
Vllaznia aktualisht ndan kreun me Elbasanin. Dinamo si vend i katërt ndodhet 7 pikë larg.
PANORAMASPORT.AL













