Dinamo me sytë nga janari, Dajës i premtohet sulmues

Panorama Sport | Lajmet e fundit nga sporti

Postuar: Dhjetor 26, 2025 | 22:06

Dinamo me sytë nga janari, Dajës i premtohet sulmues

Dinamo e ka mbyllur gjysmën e parë të kampionatit në vendin e tretë, në një sezon që ka pasur luhatje. Pavarësisht se kanë munguar disa herë rezultatet pozitive, drejtuesit dhe stafi teknik i Dinamos kanë qenë të kënaqur me paraqitjet që skuadra ka bërë, duke qenë të bindur se ka munguar vetëm goli.

dinamo

E për këtë, shpesh herë në deklarata trajneri Ilir Daja ka shprehur dëshirën se skuadrës i duhet një sulmues duke qenë se nuk kishte shumë garanci nga Guindo i cili shpesh herë këtë sezon ka qenë i dëmtuar. E mesa duket, drejtuesit e kanë dëgjuar dëshirën e trajnerit Daja dhe në janar do të ketë ndërhyrje në merkato ku në skuadër pritet të vijë një sulmues i ri.

“Panorama Sport” ka mësuar nga burime pranë klubit se ka nisur puna dhe ka disa emra që po shqyrtohen, teksa që në javët e para të janarit, mund të ketë afrime në skuadër. Edhe vetë presidenti Ardian Bardhi, ka pranuar për gazetën se do të ketë ndërhyrje në merkato, duke qenë i qartë se janari nuk ofron shumë emra cilësor. Megjithatë ai shtoi se do të tentohet më e mira që skuadra të jetë në gjendje që të luftojë për titullin kampion deri në fund të sezonit.

PANORAMASPORT.AL