“Dinamo ka bërë pushim 5 javë, nuk duhet të hynin në meselenë me Skënderbeun”, Redi Jupi: Tirana-Pogradeci, sikur ishin dy skuadra fshati që po luanin
Ish-kapiteni i Dinamos, Redi Jupi, i ftuar në studion e “Rubrikës Sportive”, foli në lidhje me ecurinë e bluve në këtë edicion, teksa nuk i kurseu kritikat për sa i përket strategjisë që drejtuesit e klubit dinamovit ndoqën. Jupi ndër të tjera foli edhe për duelin mes Tiranës dhe Pogradecit, duke i cilësuar si dy skuadra fshati që po luanin.

“Dinamo ka bërë pushim 5 javë. Jo po na u prishën ekuilibrat, ky i dëmtuar ai i dëmtuar, me raporte fallso siç bënim atëherë në kohën e diktaturës që merrnim raporte fallso te doktorët mos shkonim në punë dhe në mësim. Mos e nënvlerësoni këtë që ka 5 javë dhe po bëjnë pushim.
Këto 5 javë kanë bërë stërvitje dhe ndeshje miqësore. Dinamo me atë që tregoi sot, Dinamo duhet të synonte kampionatin. Ata kanë bërë një gabim taktik, në kuptimin e strategjisë së klubit.
Shkoi si shkoi ndeshja e parë me Skënderbeun, nuk duhet të hynin në atë mesele në atë histori. Nuk e di pse nuk patën besim te vetja që të tentonin kampionatin. Kupa është një trofe minor. Nuk po them që sezoni i Dinamos është i dështuar. Ky ishte një sezon pozitiv, por del me pishmanin, që skuadra me këtë që tregoi sot, kishte potencialin për ta marrë kampionatin. Në orën 6 pamë Tiranën me Pogradecin, sikur ishin dy skuadra fshati që po luanin. Të behet Tirana të vijë në këtë derexhe. Kjo tregon që vlerat absolute për sa i përket traditës dhe historisë janë relativizuar të gjitha në këtë aspekt”, u shpreh Redi Jupi.
PANORAMASPORT.AL













