Dinamo e ka si hajmali, ndaj Teutës sërish në “Elbasan Arena”

Panorama Sport | Lajmet e fundit nga sporti

Postuar: Tetor 31, 2025 | 22:52

Dinamo e ka si hajmali, ndaj Teutës sërish në “Elbasan Arena”

Dinamo do të rikthehet në fushën e blertë ditën e diel ku përballë do të ketë skuadrën e Teutës në kuadër të javës së 10 të Superiores.

Dinamo Elbasan Arena

Dy skuadrat kanë pasur një ecuri të mirë në fazën e parë, me Teutën që pësoi humbjen e parë vetëm në sfidën e fundit ndaj Egnatias, ndërkohë që edhe në përballjen direkte, bregdetarët kanë arritur të fitojnë. Sfida e radhës, do të luhet në stadiumin “Elbasan Arena”, duke qenë se fusha e “Selman Stërmasit” nuk është ende gati dhe skuadrat mudn të rikthehen pas Kombëtareve.

Pavarësisht se jashtë shtëpisë, Dinamo duket se e ka “Elbasan Arenën” si hajmali, pasi këtë sezon ka luajtur 2 herë si pritëse aty, duke marrë dy fitore në këto sfida. Një tjetër sfidë e zhvilluar aty, ishte ndaj Elbasanit vendës, ndeshje të cilën Dinamo e humbi me rezultatin 1-0 dhe ishte pikërisht kjo, humbja e parë për skuadrën e drejtuar nga Ilir Daja. Takimi mes Dinamos dhe Teutës, do të nisë në orën 17:00, ditën e diel.

PANORAMASPORT.AL