Dhuna bëhet kryefjalë në futbollin shqiptar, Bylisi ankohet për sulm në Shkodër: U rrezikua jeta e lojtarëve, u goditën me…
Është fillimi i muajit shkurt dhe dhuna po kthehet në kryefjalë për futbollin shqiptar. Episodet nuk po mungojnë në fushë, por edhe jashtë saj. Bylisi ka reaguar duke pretenduar se në Shkodër, pikërisht te “Reshit Rusi”, ekipi U-19 është dhunuar sot nga trajneri i portierëve dhe një civil që ndodhej në pankinën e Vllaznisë U-19.

Sfida që filloi në orën 12:00 ndërkohë u fitua nga Bylisi U-19 në transfertë. Rezultati përfundimtar ishte 1 me 3.
Reagimi i Bylisit:
“FK Bylisi denoncon dhunën e paprecedentë të ndodhur sot gjatë ndeshjes së kampionatit të moshave U-19, Vllaznia–Bylis, e zhvilluar në fushën sportive “Reshit Rusi”.
Gjatë një pauze të ndeshjes për shkak të breshërit, kur lojtarët tanë po futeshin në dhomat e zhveshjes, janë dhunuar, ku aktorë të dhunës ka qenë trajneri i portierëve të skuadrës shkodrane, si dhe një person civil që ndodhej në pankinë.
Situata mund të agravonte edhe më tej dhe, në këto kushte, është rrezikuar jeta e lojtarëve dhe e të huajve Ibrahim dhe autorit të golit, Malud Riruwai, të goditur me pëllëmbë. Menjëherë kemi vënë në dijeni Federatën Shqiptare të Futbollit dhe Policinë e Shtetit, për marrjen e masave dhe normalizimin e situatës.
FK BYLIS ndihet i indinjuar për faktin se në fushën tonë mikpritet çdo ekip moshash, ndërsa kërkon marrjen e masave nga organet kompetente”.
PANORAMASPORT.AL













