Postuar: Prill 14, 2026 | 17:16
Dështimi në Elbasan ndaj pretendentëve për kampion, reagon sulmuesi i Partizanit: Është kaq e vështirë
Partizani u mposht dje nga Elbasani me rezultatin 3-0. Të kuqtë zhgënjyen në stadiumin “Elbasan Arena”, edhe pse verdheblutë luajtën me një lojtar më pak për rreth 70 minuta.

Diego Kontreras mori vendin e Isgandarli në minutën e 62-të. Sulmuesi nuk ia doli të ndryshonte diçka në repartin ofensiv, ndërsa së fundmi ka postuar në rrjetet sociale.
“Është kaq e vështirë që të ndihesh sikur po jep gjithçka nga vetja dhe akoma nuk është e mjaftueshme”, shkruan Kontreras.
22-vjeçari nga Kolumbia regjistron 20 paraqitje me ekipin e parë këtë sezon. Gjatë kësaj kohe ka shënuar 6 gola.

PANORAMASPORT.AL













