Postuar: Janar 8, 2026 | 13:55
Dështimi më i madh i këtij sezoni, mesfushori i Dinamos gati t’i bashkohet ish-trajnerit të Vllaznisë
Fjoart Jonuzi është drejt largimit nga Dinamo. Eksperienca e mesfushorit me Ilir Dajën në krye rezulton një dështim këtë sezon, ndërsa për shërbimet e tij interesohet Drenica në Kosovë.

Konkretisht është Thomas Brdariç, që e njeh potencialin e Jonuzit dhe e kërkon në skuadër. Më parë 29-vjeçari bënte mjaft mirë te Vllaznia ku drejtonte Brdariç.
Rreth 30 minuta në katër paraqitje të këtij edicioni, tregojnë se për Jonuzin është çështje kohe që të largohet. Drenicës do i bënte mjaft punë, pasi po lufton për mbijetesën.
Ekipi që drejton Brdariç mban vendin e tetë në renditje. Vetëm 1 pikë më tepër numëron Llapi, që ndodhet jashtë zonës së ftohtë.
PANORAMASPORT.AL













