Derbi ndaj Partizanit, drejtorin Ibraimi nuk e kënaq barazimi: Na vlejnë vetëm 3 pikët, edhe në Serinë A ndodh që të…

Panorama Sport | Lajmet e fundit nga sporti

Postuar: Shkurt 9, 2025 | 13:28

Derbi ndaj Partizanit, drejtorin Ibraimi nuk e kënaq barazimi: Na vlejnë vetëm 3 pikët, edhe në Serinë A ndodh që të…

Drejtori i Tiranës, Agim Ibraimi, foli para derbit mes Partizanit dhe Tiranës, që do të luhet në “Arenën e Demave”. Në prononcimin e dhënë për mikrofonin e “RTSH”, ai u shpreh:  

bandicam 2025-02-09 13-24-19-380

“Është kënaqësi të jesh pjesë e derbit, veçanërisht kur je në fushën e lojës. Këto ndeshje duhen fituar, favoritë nuk ka. E pazakontë për orarin, por duhet të përshtatemi me orarin. Patëm vonesa sepsa ishin rrugët e bllokuara. Kjo nuk duhet të ndikojë në fushën e lojës.  

Ne na vlejnë vetëm 3 pikët, vijmë për ta fituar ndeshjen. Fokusi është vetëm për 3 pikët. Dy derbet e para nuk kanë qenë të bukur, por kemi krijuar më shumë shanse. Për lojtarët, motiv janë vetëm 3 pikë. Kanë ndryshuar lojtarët, vetëm 1 ose 2 kanë qenë pjesë e derbeve.  

Vijmë pas shumë ndeshjeve pa fituar, kjo është një motiv shtesë, për ta thyer këtë të keqen pa fitore. Në stadiumet më të mëdha ka tjetër stimul. Edhe në Serinë A ndodh që të luhet derbi në drekë, fokusi duhet të jetë te loja”, u shpreh Ibraimi.  

PANORAMASPORT.AL