Derbi luhet në “Arenën e Demave”, por shtëpia është si ters për Partizanin

Panorama Sport | Lajmet e fundit nga sporti

Postuar: Shkurt 9, 2025 | 12:12

Derbi luhet në “Arenën e Demave”, por shtëpia është si ters për Partizanin

Për herë të parë që kur është ndërtuar, stadiumi i Partizanit, “Arena e Demave”, do të presë një derbi me Tiranën si rivale.

ARENA E DEMAVE

Padyshim ky është një event i veçantë, që do ta mbushë si rrallëherë stadiumin, si dhe do të jetë më i survejuar se kurrë nga forcat e policisë.

Të luash në shtëpi është gjithnjë bukur, por te Partizani në këtë sezon i kanë pasur si “ters” ndeshjet në shtëpi. Ndoshta presioni i publikut, por më së shumti fusha sintetike, duket se nuk i ka lejuar të kuqtë të japin maksimumin.

Ndryshe nga transfertat, Partizani nuk “ndez” në shtëpi. Në 12 ndeshje të luajtura, ata kanë grumbulluar vetëm 19 pikë. Të kuqtë numërojnë plot shtatë barazime, teksa kanë koleksionuar edhe 4 fitore dhe një humbje. Ata kanë shënuar 14 gola dhe kanë pësuar 10 të tillë.

PANORAMASPORT.AL